Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot në takim Kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.
Së bashku diskutuan mbi situatën aktuale, zhvillimet në rajon, zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare dhe rëndësinë e vlerave dhe historisë në politikë si dhe perspektivat për të ardhmen.
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim me qëllim gjithëpërfshirjen dhe një shoqëri të drejtë, progresiste e demokratike.
Kurti e falënderoi znj. Biserko për angazhimin dhe kontributin në ndërtimin e urave të paqes e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë brenda rajonit./Arbresh.info/
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...