Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së 29-të të elitës së futbollit turk.
Sulmuesi shqiptar shkëlqeu të shtunën duke shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime në fitoren e Sivassporit ndaj Adana Demirsporin me rezultatin e thellë, 5:1.
Sipas “SofaScore”, Rey Manaj është vlerësuar me notën 10.
Manaj në 21 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë pesë asistime.
Manaj 28-vjeçar javën e kaluar realizoi dy gola në fitoren 3:0 të Shqipërisë ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026./Arbresh.info

Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit