Për të parë nëse platforma e-Kosova u ofron qytetarëve shërbime elektronike efikase, të sakta, të sigurta dhe të besueshme, Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar auditimin e teknologjisë së informacionit me temën “Platforma e shërbimeve online e-Kosova”.
Fushëveprimi i auditimit përfshinë Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit, e cila administron dhe menaxhon platformën e-Kosova, si dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, me departamentet për Tatimin në Pronë dhe Menaxhimin e Skemave Sociale, të cilat ofrojnë shërbime përkatëse përmes platformës.
“e-Kosova është një prej sistemeve më të rëndësishme digjitale shtetërore, që ka për qëllim të modernizojë administratën publike, duke zvogëluar varësinë nga sportelet fizike dhe duke rritur transparencën e institucioneve. Pavarësisht progresit në digjitalizimin e shërbimeve, siguria e informacionit dhe integriteti i të dhënave mbeten thelbësore për besimin e qytetarëve në platformën e-Kosova”, thuhet në njoftimin e ZKA-së rreth auditimit të kësaj platforme.
Prandaj, sipas tyre, auditimi do të vlerësojë kontrollet e aplikacionit dhe masat e sigurisë së informacionit, nëse platforma ofron mbrojtje adekuate dhe garanton funksionalitet./rtk
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...