Amorim mohon mundësitë e një transferimi të Brunos tek Reali

16:44 | 1 Prill 2025
D.H

Manchester United luan sonte sfidën e radhës në Premier League ndaj Nottingham Forestit.

Para sfidës trajneri portugez i Man Utd, Ruben Amorim ka folur edhe për një lëvizje të mundshme të Bruno Fernandesit tek Real Madridi.

Ai ka mohuar kategorikisht raportimet dhe ka treguar synimet që ka me klubin.

“Bruno Fernandes në Real Madrid? Nuk do të ndodhë. Ai nuk po shkon askund. Një ditë ne duam të fitojmë sërish Premier League. Pra, ne duam që lojtarët më të mirë të vazhdojnë me ne… dhe Bruno nuk do të largohet, i kam thënë tashmë atij”, tha Ruben Amorim.

Bruno u transferua nga Sportingu tek Manchester United dimrin e vitit 2020 dhe ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2027./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale