Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci numri i qenve endacakë sillet rreth 3 mijë e 500.
Ai foli edhe lidhur me problemin e qenve endacakë në QKUK ku vazhdimisht ka atakime të qytetarëve.
Ai tha se në hapësirat e QKUK-së janë marre dy aksione për kapjen e qenve dhe nesër është një aksion i tretë.
Ai tha se prioritet ka qenë qendra për të shpallur zonë të mbrojtur nga qentë.
Ndërkaq, kryetari Perparim Rama u shpreh se pastërtia në QKUK nuk është duhur prandaj edhe kjo i tërheq qentë endacakë.
“Në zonat për të cilat ne nuk jemi përgjegjës di QKUK dhe Ministria e Shëndetësisë për ta bëre pastrimin e atyre hapësirave që të mos ketë më pas qen endacakë”, tha ai.
“Po e shihni që gjendja financiare është 50 euro. Unë mendoj që ne e kemi bë analizën, nuk kemi nevojë me shpenzua pa nevojë. Nuk ka nevojë për një shume shtesë. Kemi disa që kërkojnë.” , u shpreh ai, teksa u pyet nëse do të shtonte buxhetin në rast se do të gëzonin mbështetjen e Qeverisë lidhur me këtë problematikë./Arbresh.info/
Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km...
Kështu duken fletëvotimet për votimet e 7 qershorit
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...