Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj sulmit në postën e Kosovës në Zveçan.
Në një postim në Facebook, Manxhuka ka theksuar se as hibridët dhe as bandat kriminale që veprojnë në veri nuk do të mund të ndalin ose mohojnë ndryshimin dhe shtrirjen e Republikës së Kosovës në atë pjesë të vendit.
“Mos me pas pasë Postë aty ku unë thashë para disa dite, atëherë ndaj kujt u hodhë bomba mbrëmë në veri?! Por, as hibridët e as bandat kriminale në veri nuk do të mund as ta ndalin e as mohojnë ndryshimin, shtrirjen e Republikës së Kosovës edhe në atë pjesë të vet Republikës sonë”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Britania dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme
Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...
Nuk mori pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, dekla...
141 aksidente, mbi 5 mijë gjoba trafiku gjatë prillit në raj...
Messi: Neymar e meriton të jetë në Kupën e Botës 2026