Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot një delegacion të Klubit Futbollistik FC Prishtina, të drejtuar nga nënkryetari Afrim Muçiçi dhe drejtori Sokol Krasniqi, me të cilët bisedo rreth investimeve që pritet të fillojnë së shpejti në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.
Ministri Shala me drejtuesit e “FC Prishtina” bisedoi rreth përgatitjeve që po bëhen që të fillojë implementimi iMemorandumit të Bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës, për të investuar në projektin “Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Prishtinës”. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 5 milion e 700 mijë euro. Sipas Memorandumit në fjalë, MKRS-ja do t’i investojë 75% e vlerës së këtij projekti, ndërsa Komuna e Prishtinës participonme 25%.
Drejtuesit e FC Prishtina e falënderuan ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që po ijep sportit të Kosovës, dhe veçmas për këtë investim kapital në Stadiumin e Prishtinës, me çka krijohen lehtësira për zhvillimin e këtij klubi, por edhe të futbollit të Kosovës në përgjithësi.
Ministri Shala u shpreh se me këtë investim kapital, Stadiumi i Prishtinës, do t’i plotësojë të gjitha standardet e kërkuara ndërkombëtare, në prag të ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës.
Po ashtu, në këtë takim u thua se të gjitha procedurat e tenderimit rreth këtij projekti po ecin sipas dinamikës së paraparë dhe shumë shpejt pritet të fillojnë punimet.
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...