Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marr pjesë në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të kombit, Indrit Cara – Ushtar Kavaja, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci vleroësoi lartë jetën dhe veprën e ushtar Kavajës i cili ishte kthyer nga Londra për t’iu bashkangjitur luftës për çlirimin e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Jeta dhe vepra e ushtar Kavajës është unike, ai u kthye nga mërgimi si një atdhetar i shquar dhe i etur për liri. Nga Londra në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë, në zemër të betejës e luftës së drejtë çlirimtare për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.
“Edukimi dhe përgatitjet e tij ushtarake, e bënin njërin nga luftëtarët më të zot që kishim, i vendosur dhe i pathyeshëm në rrugën e jetësimit të idealit kombëtar. Ne që e kishim bashkëluftëtar e kemi obligim ta mbajmë gjallë kujtimin për të ndërsa gjeneratat e reja e kanë për obligim ta njohin e ta përcjellin përjetësisht nderimin për ushtar Kavajën. Në 26 vjetorin e rënies, përulemi para sakrificës së tij e cila ishte dëshmi e fuqishme që ne jemi një dhe të tillë do të mbetemi përgjithmonë”, tha Maqedonci./Arbresh.info
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...