Për ditën e sotme Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore në lindje të territorit, në mënyrë të izoluar dhe në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 9 deri 16°C;
Në zonat e ulëta 11 deri 21°C;
Dhe në bregdet 12 deri 21°C.
/RTSH/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...