Darwin Nunez po kalon muajt e fundit si futbollist i Liverpoolit, pasi e ardhmja e tij duket larg Anfield.
Pas tre viteve të kaluara te The Reds, Nunez do të largohet nga Anfield pasi nuk i ka arritur pritshmëritë.
Sulmuesi uruguaian ka zhvilluar 40 ndeshje këtë edicion, teksa ka shënuar vetëm shtatë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
Largimi i tij nga Anfield duket i pashmangshëm, derisa Liverpooli po pret që ta shesin yllin e tyre për një çmim të lartë.
The Sun ka raportuar se është skuadra angleze Nottingham Forest që ka ofruar 60 milionë euro për uruguaianin, ofertë që është refuzuar nga The Reds.
Liverpooli kishte oferta për yllin uruguaian në verë nga skuadrat arabe, por i refuzoi ato. Megjithatë paraqitjet e sulmuesit kanë qenë dëshpëruese dhe drejtuesit e klubit duan ta shesin atë.
Barcelona dhe Atletico Madrid janë dy skuadra tjera që e duan sulmuesin, por nuk janë në gjendje të paguajnë shumë për të.
Gjithsesi largimi i tij nga Liverpooli duket i pashmangshëm, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë ylli uruguaian. /Telegrafi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...