“Zgjidhja më e mirë do të ishte që të tërhiqeshin nënshkrimin nga marrëveshjet e dëmshme: marrëveshja e demarkacionit dhe ajo e Zajdenicës. Pastaj çështja e referendumit nuk po përfillet nga pushteti, dhe në fund mbetet opsioni i zgjedhjeve të reja. Nëse opozita e bashkuar shkon në zgjedhje do t’i fitoj zgjedhjet. Sondazhet po tregojnë se opozita e bashkuar është një fuqi fituese. Qeverinë do ta bënim prej pozicionet të fituesit, ku paraprakisht, në vend se të ndaheshin postet, do të nënshkruhej një marrëveshje paraprake për programin qeverisës”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, prishja e VLAN-it, ishte si pasojë e ambicies së shefit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafës për tu bërë kryeministër i vendit, duke shtuar se “Mustafa shkoj edhe me SHIK-un e Hashim Thaçin vetëm për tu bërë kryeministër”.
“As ofertat e majme të pushtetit nuk mundën ta prishin unitetin e opozitës”, ka thënë ai.
Konjufca ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe LDK-ja i kanë ofruar vazhdimisht partive opozitare oferta për tu bërë pjesë e Qeverisë, dhe se PDK-ja sipas tij, i ka ofruar poste ministrore LVV-së, vetëm që të bëhet pjesë e Qeverisë.
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...