Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, zhvilloi një takim urgjent me përfaqësuesin e familjeve të prekura nga rrëshqitja e dheut në lagjen e fshatit Leskovec.
Siaps tij pas inspektimeve dhe vlerësimeve nga ekspertët, është konstatuar se rrëshqitja e dheut është aktive dhe paraqet rrezik serioz për disa shtëpi dhe jetën e banorëve që banojnë aty.
Në përpjekje për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve, Kryetari Totaj njoftoi se janë marrë masa të menjëhershme për të siguruar banesat e përkohshme dhe të sigurta për banorët e evakuuar.
Ai gjithashtu deklaroi se komuna do të mbulojë qiranë për familjet e evakuuara deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës.
“Si Kryetar i Komunës së Prizrenit, sot kam zhvilluar një takim me përfaqësuesin e familjeve të prekura nga rrëshqitja e dheut në një lagje në fshatin Leskovec, një situatë që po e ndjekim me shqetësim dhe përkushtim të madh. Pas inspektimeve në terren dhe vlerësimeve nga ekspertët, është konstatuar se rrëshqitja e dheut është aktive dhe paraqet rrezik serioz për disa shtëpi dhe jetën e banorëve që banojnë aty. Në disa zona është shfaqur çarje dhe zhvendosje e tokës deri në 1.5 metra thellësi dhe mbi 50 metra gjatësi”, tha ai.
“Në takim, së bashku me ekipin tim nga kabineti, inspektorati, emergjencat dhe shërbimet publike, kemi marrë vendime të qarta dhe të menjëhershme: Të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve nga shtëpitë e rrezikuara; Të sigurohen banesa të përkohshme dhe të sigurta për këta qytetarë; Komuna do të mbulojë qiranë për familjet e evakuuara deri në zgjidhjen e përhershme të problemit. Siguria e qytetarëve tanë është prioriteti im dhe përgjegjësia jonë e përbashkët. Do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri dhe transparencë për të ofruar mbrojtje dhe zgjidhje afatgjate”, shton tutje Totaj./Arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër