Pasojat e tërmetit 7.7 ballë në Myanmar i ofrojnë pamje apokaliptike, ndërkohë vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit për të shpëtuar personat e mebtur nën rrënoja.
Ndërkohë, përtej mesazheve të solidarizimit nga shtetet e ndryshme kanë filluar të arrijë mbështetja ndërkombëtare në Myanmar.
Një ekip shpëtimi kinez ka mbërritur në ish-kapitalën e Myanmarit, Yangon, ndërkohë që Rusia, India, Malayzia dhe Singapori kanë njoftuar se do të dërgojnë ndihma dhe persona të specializuar me avionë në vend.
“Do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet dhe do të dërgojmë më shumë ndihma,” ka thënë ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.
Koreja e Jugut ka thënë se do të ofrojë një ndihmë fillestare prej 2 milionë dollarësh përmes organizatave ndërkombëtare, ndërsa SHBA ka konfirmuar gjithashtu se do të ofrojë ndihma./ abcnews.al
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë