Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Podujevë, Bahri Selimi, së bashku me përfaqësues nga Policia, zjarrfikësit, anëtare të ekzekutivit dhe zyrtarë të Agjencisë së Pyjeve, mbajti takim për të diskutuar rreth zjarrvënieve të cilat janë shpeshtuar në kohët e fundit në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi, drejtori Selimi theksoi rëndësinë e një fushate të gjerë vetëdijesimi për parandalimin e zjarreve, rrezikun dhe ndikimin e zjarrvënieve në ekosistem për florën dhe faunën duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces.
“Në takim u kërkua angazhimi i të gjithë sektorëve për të koordinuar aktivitetet dhe për të ndërmarrë masa më të rrepta në parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në të ardhmen”, njofton Komuna e Podujevës.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...