Alban Zogaj ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e nënkryetari të Komunës së Prishtinës, për të marrë detyrën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Në njoftimin e tij, Zogaj ka thënë se Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.
“I jam pafundësisht mirënjohës ekipit me të cilin ndamë çdo sfidë dhe çdo sukses gjatë këtyre tri viteve. Bashkë kemi punuar me zemër, për Prishtinën që e duam të gjithë. Faleminderit Kryetarit Përparim Rama për besimin dhe bashkëpunimin. Nje falenderim i vecantë për Kryetarin Lumir Abdixhiku dhe gjithë ekipin e LDK-së. Faleminderit qytetarëve të Prishtinës që më kanë mbështetur në çdo hap.”, ka shkruar ai.
“Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si Deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë. Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tash për të gjithë Kosovën”, ka shkruar Zogaj.
“Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik.”, tha mes të tjerash Zogaj./Arbresh.info/
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...