Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Isufaj dhe Ambasadorja Ziv kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme rreth bashkëpunimit reciprok dhe të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe për forcimin e partneritetit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Izraelit./Arbresh.info
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!