Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë në Shqipëri pranë institucioneve të posaçme.
Berisha e quajti SPAK-un prokurori politike dhe u shpreh i bindur se Donald Trump nuk e mbështet.
“Por unë mund të pohoj edhe njëherë se një prokurori politike nuk legjitimohet kurrë në një vend. Skapi kështu siç është, vendi që ndëshkon më rëndë korrupsionin sot është Kina.
E ka ligjin e dënimit me vdekje, por prokuroria kineze dënon edhe për motive politike. Ata të cilët pranojnë një prokurori si krah politik, nuk besoj kurrë se presidenti Donbald Trump që po atakon shndërrimin e drejtësisë në armë politike, mbështet një gjë të tillë. Jo, kurrë ai nuk e mbështet“-tha Berisha./tch
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...