Një politikan italian ka propozuar një ligj që bebeve të porsalindura t’u vendoset automatikisht mbiemri i nënës së tyre. Një debat i zjarrtë që mund të shënojë shkëputjen nga tradita shekullore.
Dario Franceschini, një ish-ministër i Kulturës nga Partia Demokratike e Qendrës së Majtë tha se një legjislacion i tillë do të ndreqte një gabim historik për pabarazinë gjinore.
“Është një gjë e thjeshtë dhe gjithashtu kompensim për një padrejtësi shekullore që ka pasur jo vetëm një vlerë simbolike, por ka qenë një burim kulturor dhe social i pabarazisë gjinore”, ka thënë Franceschini.
Por propozimi i tij mori një reagim të shpejtë nga zv.kryeministri italian Matteo Salvini. Ai u tall duke thënë se ky ishte “një nga prioritetet e mëdha të së majtës italiane. Le t’i fshijmë këta baballarë nga faqja e dheut, kështu do t’i zgjidhim të gjitha problemet”.
Ndërsa Federico Mollicone, pjesë e qeverisë së Giorgia Melonit, tha se propozimi shënoi një zhvendosje nga patriarkia në matriarki, por nuk e përjashtoi mundësinë që fëmijëve t’u jepet dy mbiemrat e prindërve.
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin