Kenia sot e njohu Pavarësinë e Kosovës.
Kjo njohje erdhi pas më shumë se pesë vjetësh, pas Izraelit i cili e njohu shtetësinë e vendit tonë në vitin 2020-të.
Ministria e Jashtme e Kenias, përmes një njoftimi argumentoi se pse e njohu Kosovën si shtet të Pavarur.
“Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit”, thuhet në postimin e Ministrisë së Jashtme të Kenisë.
Tutje, përmendet konfirmimi i ligjshmërisë së shpalljes së mëvetësisë nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Lajmin për njohjen nga Kenia, e dha sot ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 e deri më tani, Kosova u njoh nga 118-të vende të botës.
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...