Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha priti sot në Tiranë, Kaare Dybvad Bek, Ministrin për Imigracion dhe Integrim, të Danimarkës.
Ministri danez shprehu mbështetjen e fortë të vendit të tij, për Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit në BE, të cilën e konfirmoi gjatë takimit me ministrin shqiptar.
Në vjeshtë do të mbahet në Sarajevë një Samit për vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus integrimin.
“Njëzëri vlerësuam marrëdhëniet tona si të shkëlqyera dhe me potencial të madh për të ardhmen.
Theksova se programet e Ripranimit të mbështetura nga Qeveria e Danimarkës, po zbatohen me efikasitet. Numri i turistëve danezë në Shqipëri po rritet nga viti në vit”, theksoi ministri Hoxha./abcnews.al
Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë
Korenica vazhdon formën e lartë në Rumani, shënon në Kupë nd...
Shtatë policë të lënduar gjatë protestës së opozitës, pesë p...
“Ka pëlqim për çdo gocë brenda shtëpisë” – Benita shpërthen ...
Rendi i ditës për seancën konstituive, udhëhiqet nga Dehari ...
Ukraina, në BE në 2027/ Politico: 5 skenarë që mund të ndiqe...