Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmjen e djeshme në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, pasi policia ka gjetur një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë këtij kontrolli, ata kanë konfiskuar 5.81 gram marihuanë, si dhe një grinder dhe një pako rizlla, të cilat janë përdorur për përgatitjen dhe konsumimin e narkotikëve.
“PKK Vërmicë 25.03.2025-22:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 5.81 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një grinder dhe një pako me rizlla. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
U raportua se nuk u lejua të udhëtojë në Amerikë, sqarohet E...
Bora zbardh Brezovicën, pamje
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë
Trump: Ishim një orë larg sulmit ndaj Iranit, vendet arabe e...
Haradinaj në takim me Hargreaves, temë anëtarësimi i Kosovës...
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...