Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shtruar sot iftar për delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Bashke me Krasniqin shihen edhe zyrtarë të tjerë partiak.
Kreu i PDK-së ka thënë se muaji i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin, shkruan Arbresh.info.
“Sot, sipas traditës, pritëm në iftar delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu, Naim Tërrnava. Kjo është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – parime që na bëjnë më të fortë si shoqëri. Muaji i bekuar i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin, për të ndarë jo vetëm bukën, por edhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Uroj që ky muaj të ketë sjellë paqe, begati dhe harmoni për çdo familje!”, ka shkruar, Krasniqi./Arbresh.info/
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor