Sot në orën 17:00, do të varroset gruaja e vrarë të hënën në fshatin Stanovc të Vushtrris, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga ish punëdhënësi i saj.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i këtij fshati.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Ka ndërruar jetë në moshën 42 vjeçare Nexhmie Haradini (gruaja e Avni Haradini) nga fshati Stanoc i Poshtëm. Varrimi bëhet sot (e martë, 25 mars) në orën 17:00 në varrezat e fshatit Stanoc i Poshtme të Vushtrrisë (varrezat ne lagjen e Klinakve). Ngushllime familjarëve dhe të afërmeve”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje (të hënën) në fshatin Stanovc të Vushtrrisë ku si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona.
Lidhur me rastin Prokuroria Themelore në Mitrovicë tha se dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje./Arbresh.info
Gjukanoviq: Qarqe nga Beogradi u përpoqën të destabilizonin ...
Lushtaku i kërkon Kurtit të tërheq “deklaratën shpifëse” dhe...
Merkel merr Urdhrin Evropian të Meritës nga Parlamenti Evrop...
A do t’i rikthehet politikës – flet nga Haga ish-presidenti ...
U raportua se nuk u lejua të udhëtojë në Amerikë, sqarohet E...
Bora zbardh Brezovicën, pamje