Mesfushori turk Arda Guler ka deklaruar besnikërinë e tij ndaj Real Madridit, duke hedhur poshtë thashethemet për pakënaqësinë e tij për shkak të minutave të kufizuara këtë sezon.
Edhe pse 20-vjeçari nuk ka pasur shumë hapësira në formacionin e ‘Los Blancos’, ai mbetet i vendosur të bëhet një lojtar kyç për klubin.
“Jam i sigurt që do të kem sukses te Real Madrid. Nuk do të ndalem së luftuari derisa të bëhem një lojtar i rëndësishëm për këtë ekip”, ka thënë Guler për ‘Marca’.
Ai thotë se e ka përkrahjen e tifozëve të madrilenëve.
“I dua tifozët e Real Madridit dhe mbështetja e tyre ka shumë vlerë për mua. Jam shumë mirënjohës për ta. Erdha te Real Madrid për të luajtur dhe për të qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës. Nuk do të ndalem derisa ta arrij këtë”, theksoi ai.
Guler është i bindur se koha e tij do të vijë.
“Real Madrid më ka shpjeguar planin e tyre dhe unë besoj plotësisht në të. Do të arrij sukses këtu”, pohoi Guler./rtk
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....