Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në rrugën “Malush Meriqi” në Rahovec, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, zjarri ka përfshirë edhe kulmin e një shtëpie tjetër ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, shkruan Arbresh.info.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Rr. Malush Meriqi, Rahovec / 22.03.2025 – 22:15. Raportohet se në rrethana të pa njohur në zjarr është përfshirë shtëpia e ankuesit mashkull kosovar, ndërsa nga zjarri është përfshirë edhe kulmi i një shtëpie tjetër afër saj me ankues mashkull kosovar. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor