Ka rënë numri i përfituesve nga ndihmat sociale në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar. Këtë e ka bërë me dije Agjencia e Statistikave të Kosovës me rastin e publikimit të Statistikave të Mirëqenies Sociale për muajin shkurt 2025.
“Në muajin shkurt2025, krahasuar me muajin shkurt2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-21,3%); skema për pensionet e Trepçës (-20,8%);skema e ndihmës sociale (-11,6%);skema për pensionet familjare (-6,5%);skema e kompensimeve për personat e verbër (-3,2%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,8%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (-1,3%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,1%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Ndërkaq rritje të numrit të përfituesve nga skema e pensioneve ka pasur për FSK-në, familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara, skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike, skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, skema e pensioneve bazike të moshës, pensionistët e TMK-së dhe veteranët e luftës.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...