Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj shkëmbimeve të fundit në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke i cilësuar si një strategji mashtrimi për të mbuluar krizat e mazhorancës.
“Këto janë skenarë të sajuar për të larguar vëmendjen nga realiteti. Rama përpiqet të fshehë aktet e tij me shkëmbime idilike me Lul Bashën, me Lul Bravën dhe me Unikkatilin.
A thua se një komb i tërë duhet të merret me këto ‘lojëra’ dhe jo me të vërtetën e asaj që po ndodh në vend”, deklaroi Berisha.
Në përfundim, Berisha e përshkroi Ramën si një “kryemafioz” dhe “padrino”, duke e akuzuar për një strategji të ftohtë manipulimi për të ruajtur pushtetin e tij./oranews
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...