Islanda është mysafire e Kosovës në kuadër të ndeshjes së parë të play-offit të Ligës B të Nations League.
Para sfidës së nesërme në konferencë për media ka dal trajneri i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, shkruan Arbresh.info.
Për këtë sfidë e cila është e para për selektorin islandez cilësohet si e vështirë ndaj “Dardanëve”.
“E kam marrë drejtimin e ekipit në janar dhe kjo është ndeshja ime e parë. Jam shumë krenar dhe i emocionuar për ndeshjen ndaj Kosovës. Ne presim ndeshje të vështirë ndaj Kosovës, e cila ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira në Evropë. Nuk mund të isha më i emocionuar se kaq”, ka thënë Gunnlaugsson.
Më tej ai u shpreh se nëse fitorja nuk arrihet në këtë sfidë edhe një barazim do ishte i mirë për ta.
“Është shumë me rëndësi të luajmë mirë jashtë shtëpisë. Të luash ndeshje jashtë shtëpisë është më ndryshe. Ne presim ndeshje të vështirë. Kosova ka mbështetjen e tifozëve dhe luan në një stadium të madh. Ndeshja e parë në Prishtinë nuk do të vendosë asgjë, por ne duhet të marrim rezultat të mirë. Fitorja do të më bënte të lumtur, barazimi do të ishte i mirë, por mbi të gjitha dua të shoh paraqitje të mirë”, është shprehur trajneri Gunnlaugsson.
Sfida e kthimit luhet me 23 mars në Murcia të Spanjës, e cila përcakton se kush do të luaj në sezonin e ardhshëm në Ligën B të Nations League./Arbresh.info
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë