Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Në një mesazh ngushëllimi drejtuar familjes Thaçi, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, znj. Anu Prattipati, theksoi dhembjen e thellë për këtë humbje dhe shprehu mbështetje për familjarët e të ndjerit.
““Në emër të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit. Ne e kuptojmë humbjen e thellë për të gjithë ju, dhe duam t’ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta gjatë kësaj kohe të vështirë. Uroj që të gjeni forcë dhe ngushëllim në kujtimet që keni ndarë dhe në mbështetjen e atyre që ju rrethojnë. Ju lutemi, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta dhe dijeni se mendimet tona janë me ju dhe të dashurit tuaj.”, thuhet në mesazhin e tyre.
Ndryshe, ish-presidenti Thaçi nuk ka mundur të marrë pjesë në varrimin e të atit për shkak të mos-lejes nga Gjykata Speciale në Hagë.
Haxhi Thaçi u varros dje në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, si dhe përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...