Një sjtetas armen është arrestuar për kalim ilegal të kufirit.
Policia me anë të një njoftimi në Facebook ka dhënë detaje rreth arrestimit të tij duke thënë se i njëjti s’ka poseduar vizë dhe se ka hyrë nga territori i Shqipërisë në Kosovë, duke e shmangur kalimin nëpër PKK, shkruan Arbresh.info.
Nga policia bëhet e ditur edhe se, të i arrestuari janë gjetur disa lloje të barnave dhe 2740 euro dhe monedha ruse, siriane, libaneze dhe dollar amerikan.
“Policia gjatë realizimit të detyrave të saja në brezin kufitar, dje më 18.03.2025, rreth orës 23:40, afër Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) Vërmicë, ka ndaluar një person (këmbësor) për legjitimim. Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër PKK.”, thuhet në njoftim.
“Policia e ka njoftuar ekipin mjekësor me qëllim ofrimit të ndihmës mjekësore. Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave dhe 2740 euro dhe monedha ruse, siriane, libaneze dhe dollar amerikan.”, thuhet tutje.
Policia ka vazhduar me procedurat e intervistimit të të dyshuarit në prezencë të avokatit dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kaloi ilegalisht kufirin për të hyrë në Kosovë, ndalohet shtetasi i Armenisë
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën