Rusia dhe Ukraina nisën sulme ajrore që dëmtuan infrastrukturën e njëra-tjetrës brenda natës, disa orë pasi Vladimir Putin refuzoi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim të plotë 30-ditor.
Në një bisedë telefonike të martën, Putini i tha Trumpit se një armëpushim i plotë do të funksiononte vetëm nëse aleatët e Ukrainës ndalonin dhënien e ndihmës ushtarake dhe ranë dakord vetëm për të ndalur sulmet në infrastrukturën energjetike, raporton BBC.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet e mbrëmshme dëmtuan “infrastrukturën civile”, duke përfshirë një spital në Sumy.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka kapur 57 dronë ukrainas. Zyrtarët në rajonin jugor rus të Krasnodarit thanë se një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr të vogël në një depo nafte.
Ndërkohë, dyja vende kanë rënë dakord të shkëmbejnë 175 të burgosur
Rasti “Pronat në Prizren”, arrestohen dy persona për keqpërd...
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Tiranë në mbë...
BE miraton pagesën e parë të kredisë prej 90 miliardë eurosh...
Arsenali mund të largojë deri në tetë lojtarë nga skuadra fi...
Abdixhiku: Oferta e LVV-së ka qenë “gjithçka veç Vjosën mos ...
Aeroporti i Vlorës/Avokati i “Mabco” zbardh prapaskenat e ko...