Profesori Blake Richard nga universitetit Scarborough në Ontario, ka analizuar rolin që ka harresa në funksionin kongitiv të trurit.
Studimi i tij më i fundit sa i përket memories, tregon ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë, në fakt harresa e shpeshtë, është një shenjë e inteligjencës në funksionet e trurit.
“Qëllimi i vërtetë i kujtesës, është të ndihmojë në procesin e vendim marrjes. Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të cilat nuk i hynë në punë, në mënyrë që të fokusohet më tepër në kryerjen e vendimeve në botën reale. Kur ju kujtohet vetëm thelbi i një bisede ose i një takimi shoqëror në krahasim me çdo detaj të ndodhur, kjo do të thotë që truri juaj harron detajet, por krijon kujtime të zhveshura thelbësore të cilat janë më të dobishme për vendimmarrjen dhe parashikimin e së ardhmes”, shprehet Blake.
Qëllimi i kujtesës ,është t’ju bëjë një person inteligjent që mund të marrë vendime duke marrë parasysh rrethanat, dhe një aspekt i rëndësishëm për t’ju ndihmuar ta bëni këtë është harrimi i disa informacioneve të parëndësishme.
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...