Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka deklaruar se të gjithë udhëtarët që vijnë nga çdo qytet i Kosovës në “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë, njoftohen se në biletën e tyre ndërurbane do të inkorporohet falas bileta gjithëditore për transportin urban në kryeqytet.
Sipas tij, ky vendim po ndodh për herë të parë, shkruan Arbresh.info.
“Ky vendim ndodh për herë të parë në historinë e transportit urban në Kryeqytet dhe është pjesë e reformës së transportit publik urban, që shënon një hap të madh në përmirësimin e shërbimeve publike. Vendimi hyn në fuqi nga sot, më datë 17.03.2025”, shkruar Rama në ‘Facebook’.
Rama theksoi se ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në Kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e Kryeqytetit.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...