FSK-ja fillon operacionet e deminimit në tri lokacione

12:20 | 17 Mars 2025
E.G

Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka nisur sot operacionin humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave.

Sipas njoftimit, kjo ka për qëllim sigurimin e zonave nga mjetet e pashpërthyera, shkruan Arbresh.info.

“Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do jenë të angazhuara në pastrimin e tri lokacioneve në territorin e Republikës së Kosovës: në fshatrat Muradem dhe Maja e Cvilenit të komunës së Prizrenit si dhe në Parkun e Lirisë në Ferizaj dhe gjithashtu do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët”, shkruhet në njoftimin e FSK-së, në Facebook.

Këto operacione siç thuhet,  janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSK-së për të siguruar një mjedis të sigurt për qytetarët dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale