Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se me zemër të thyer mori lajmin për vdekjen e Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se përkundër moshës, dhimbjes e sëmundjes, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Haxhi.
Një jetë e jetuar me dinjitet, me përkushtim e dashuri për familjen, njerëzit, dhe vendin e tij.
Përkundër moshës, dhimbjes e sëmundjes, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin.
Një testament dashurie dhe force deri në frymën e fundit.
Pusho në paqe, Haxhi Thaçi. Kujtimi për ty do të mbetet i gjallë.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!/Arbresh.info
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...