Edhe gjatë fundjavës ka vazhduar greva e kompanive të linjës së autobusëve Podujevë-Prishtinë, për shkak të pakënaqësisë ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës që të mos i lejojë autobusët nga kjo linjë të futen në qendër të qytetit.
Ky vendim i komunës është konsideruar i kundërligjshëm nga grevistët, të cilët kërkojnë respektimin e tij, duke paralajmëruar se greva mund të radikalizohet nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës kërkon që grevistët të respektojnë këtë vendim, ashtu siç respektohen edhe linjat ndërurbane nga qytete të tjera të Kosovës.
Ka pesë ditë që autobusët nuk janë ndezur. Edhe transporti i udhëtarëve nga Podujeva në Prishtinë nuk ka ndodhur. Ndonëse të parkuar në vend të ndaluar ata gjobiten nga policia.
Megjithatë, dënimet e policisë nuk po i shqetësojnë aq shumë sa vendimi i komunë së Prishtinës që të mos i lejojë autobusët nga kjo linjë të futen në qendër të qytetit.
Si i tillë, përfaqësues të grevistëve thonë se, komuna nuk është duke i marrë parasysh kërkesat e tyre, të cilën e kanë, respektimin e ligjit.
Mentor Mustafa, nënkryetar i Shoqatës së Transportit ” Llapi” tha se secila kompani i ka oraret, secila kompani është e certifikuar nga Ministria e Transportit dhe kërkojnë veç çka u takon me ligj.
Mustafa thotë se në rast se kërkesat e tyre nuk realizohet, greva do ndryshojë .
“Do ta bllokojmë krejt qytetin, do t’i vendosim autobusët ne rrugë, derisa të na plotësohen kërkesat tona.”, paralajmëroi ai.
Komunarët sërish edhe sot kanë dhënë përgjigjen e njëjtë duke thënë se protestuesit duhet ta respektojnë vendimin, ashtu siç edhe linjat e qyteteve tjera.
Ndërkohë, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se vendimi i Përparim Ramës për transportin, është në kundërshtim me ligjin, duke kërkuar urgjentisht shfuqizimin e tij.
Sipas Durmishit nëse komuna nuk e shfuqizon vendimin, atëherë do të veprojnë në bazë të përgjegjësive dhe kompetencave ligjore që ata kanë./RTK
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...