Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Kjo situatë vie si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perendimore dhe jugperendimore.
Parashihen reshje shiu në viset e uleta, duke i përjashtuar disa zona perendimore dhe jugperendimore, ku perveç rigave të shiut do të ketë kushte edhe për reshje bore, derisa në viset e larta mbi 1100m parashihen reshje tëintensitetit mesatar.
Temperaturat do të ulën dukshëm në krahasimi me javën që po e lëm pas.
Parashikimi i Motit për pesë ditë 17-21 mars 2025
E hënë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta dhe në disa zona perendimore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s.
E martë- Mot me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perendimore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
E merkurë. Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
E enjte- Mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.
E premte. Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro