Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim diplomatin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkë kanë biseduar rreth zhvillimeve në Kosovë.
Temë diskutimi, siç bëhet e ditur nga Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës, ka qenë edhe ecuria para certifikimit të rezultateve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Po ashtu, në takim u diskutua edhe rreth zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, ecurinë para certifikimit të rezultateve, legjislaturën dhe ekzekutivin e ardhshëm që do të burojnë nga këto zgjedhje”, thuhet në njoftim.
Tutje,thuhet se dyshja folën edhe për raportet mes vendeve, për çka kryetari Konjufca ka shprehur rëndësinë e thellimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në çdo drejtim, në perspektivat që hapin vlerat dhe qëllimet e përbashkëta të të dyja shteteve.
“Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit folën për bashkëpunime përmes projekteve, e në të njëjtën kohë edhe për nevojën e takimeve të niveleve të ndryshme, përfshirë edhe ato në rrafshin e parlamentarizmit”, njofton Kuvendi i Kosovës për këtë takim./Arbresh.info/

Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...