Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë i cili ndodhi sot rreth orës 10:00 në të cilën humbën jetën dy vajza si dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc të Komunës së Ranillugut.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, është ngritur dyshimi se nuk bëhet fjalë për vet aksident, por me aksident trafiku.
Ai tha se dyshohet se drejtuesi i kamionit i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humbë kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës.
Po ashtu Hashani ka treguar se i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë gjersa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...