Sot do të hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit.
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.
Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik për Veriun.
Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.
Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.
Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë së Veriut Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare./atsh.al
Arsenali kampion, pas 22 vjetësh
“Ishte krejt hajgare”, Kraki thotë se Konjufca nuk e sulmoi ...
Ministria e Mjedisit nesër prezanton Pakon për Mbeturinat, m...
“Frizerka”, Çitaku i reagon Konjufcës për ofendimin ndaj Osm...
Gjuajti me armë në drejtim të shtëpisë, arrestohet 74 vjeçar...
Votimi me postë nis të enjten, KQZ del me sqarim për votuesi...