Një banesë në Prishtinë është bërë shënjestër e një vjedhjeje të rëndë gjatë orëve të mesditës së djeshme, ku hajdutët kanë marrë orë dore, stoli ari dhe një çelës veture.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre persona të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, janë arrestuar pas ndalimit të një veture me targa shqiptare, në të cilën janë gjetur sendet e vjedhura.
“Prishtinë 13.03.2025-12:00-15:00. Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur viktimës femër kosovare i është thyer banesa ku i janë vjedhur; orë dore, stoli ari dhe një qelës i veturës. Lidhur me rastin njësitet policore kanë arritur që ta ndalojnë veturën e dyshuar me targa te Shqipërisë në të cilën gjendeshin tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, të cilët janë arrestuar, ndërsa gjësendet e gjetura në veturë janë sekuestruar. Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër