Liga e Kampionëve përfundoi ciklin e 1/8 së finales mbrëmë me katër sfidat e fundit ku ishin shumë interesante.
Gjatë ditës së sotme faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka publikuar 11-shen më të mirë nga paraqitjet e tyre në ndeshjet e dyta, shkruan Arbresh.info.
Nuk ka se si të mungojë në portë Donnarumma i cili ishte heroi i Parisit dhe priti dy penallti për ta siguruar kualifikimin e francezëve në çerekfinale.
Më tej Mendes i Parisit ishte në krah të majtë të mbrojtës i cili e futi në “xhep” Salahun. Raul Asencio dhe Emre Can u përcaktuan në qendër të mbrojtjes. Kurse Dumfries në krahun e djathtë.
Mesfusha përbëhet nga De Paul, Pedri dhe Asensio. Treshja e sulmit është Sterling, Kane dhe Beier.
Tashmë janë përcaktuar edhe katër çerekfinalet e Ligës së Kampionëve ku Arsenali do të luaj me Real Madridin, Aston Villa do të ketë punë me Parisin, Barça përballet me Dortmundin kurse sfidë shumë interesante do të jetë ajo mes Interit dhe Bayernit.
Ndeshjet e para çerekfinale luhen me 8/9 prill./Arbresh.info
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...