Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve.
Njoftimi i plotë:
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK) Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Rreshter Majorin Komandues të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Robert V. Abernethy, i cili ishte i shoqëruar nga Rreshter Majori i Gardës Kombëtare të IOWA-s Matthew T. Strasser.
Gjatë takimit, diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve. Gjeneral Jashari vlerësoi rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së partnerëve amerikanë në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve brenda FSK-së.
Nga ana tjetër RRMK Abernethy vlerësoi lartë lidershipin e gjeneral Jasharit në mbështetje të zhvillimit të karrierës ushtarake për të gjithë personelin e FSK-së e në veçani për mbështetjen e dhënë korit të nënoficerëve të FSK-së. Duke theksuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e nënoficerëve si shtylla kryesore e FSK-së.
Në fund KOMFSK-ja falënderoi RRMK Abernethyn për mbështetjen e vazhdueshme, me këtë rast e dekoroi me medaljen “Shërbim vetëmohues”.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë