Presidentja e vednit, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues nga institucione dhe organizata që merren me zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për të diskutuar themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.
Në njoftim të presidencës bëhet e ditur se Osmani ka pritur në takim përfaqësues nga institucione dhe disa organizata të angazhuara në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku u diskutua për përgatitjet e Zyrës së Presidentes lidhur me themelimin dhe funksionalizimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale, që buron nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Të pranishmit përsëritën kërkesën për miratimin e Projektligjit për Persona të Zhdukur, në mënyrë që nevojat e familjarëve të të zhdukurve të adresohen. Njëherit, konfirmuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Presidentes për themelimin dhe funksionalizimin e Komisionit Presidencial”, thuhet tutje në njoftim.
E para e shtetit shprehu mirënjohjen për angazhimin e të pranishmëve në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, dhe riafirmoi përkrahjen e saj në këtë proces të rëndësishëm./Arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...