Në spektaklin e së martës shtatë banorë shkuan në nominim, ku njëri prej tyre do të largohet të shtunën.
Gerta Gixharit që është në nominim të përhershëm iu bashkua edhe Gjesti për shkak të shkeljes së rregullave të Vëllait të Madh.
Dhe katër konkurrentët e tjerë janë: Mikela, Kelly, Ola Zenelaj dhe Vserlo.
E nga një zinxhir i shpëtimit, ku në fund mbeti Gerta, si lidere e shtëpisë zgjodhi për të dërguar në televotim Valbonën e cila është në një banor i vetëm me Laertin.
Krahas nominimit, Vëllai i Madh ka rezervuar edhe një tjetër dënim për Gjestin pasi qëlloi Vserlon dhe Olën me vezë në kokë.
Këngëtari nga Kosova do te vishet me kostum si pulë dhe të ngrohë vezë deri në një moment të papërcaktuar.
Kjo situatë shkaktoi të qeshura te banorët e tjerë, gjë që nuk ishte menduar. /Telegrafi/
View this post on Instagram

Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...