Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, që qëndroi bashkë me shefin e saj Mark Rutte, në Prishtinë, u shpreh se përkushtimi i Aleancës Veriatlantike për rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë.
Radmila Shekerinska, përmes një postimi në platformën X, tha se NATO-ja e ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për 30 vjet.
“Kënaqësi të takoj personelin e misionit tonë KFOR. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për 30 vite. Dhe përkushtimi ynë mbetet i fuqishëm”.
“Rajon i Ballkanit Perëndimor i sigurt do të thotë më shumë siguri përgjatë tërë zonës Euro-Atlantike”, potencoi Shekerinska.
Shefi i saj, Mark Rutte, në një bashkëbisedim me gazetarë në Prishtinë, tha se SHBA-ja nuk do të largohet as nga NATO-ja e as nga KFOR-i.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...