Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në një takim të rëndësishëm Trump Junior, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Gjatë takimit, Vuçiqi dhe Trump Junior kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së, si dhe për çështjet aktuale që ndikojnë në skenën politike dhe ekonomike globale.
Presidenti serb ka shprehur se ky takim është një simbol i angazhimit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për avancimin e bashkëpunimit në vitet që vijnë.
“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”, tha Vuçiq./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...