Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka kryer së paku shtatë raste të vjedhjeve në muajin shkurt dhe mars të këtij viti.
Në njoftimin e policisë thuhet se i arrestuari është A.C 24-vjeçar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Dje rreth orës 14:00, nga hetuesit e Drejtorisë së policisë së Kryeqytetit është shqiptuar masa e arrestit ndaj të dyshuarit; A. C, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt shkurt dhe mars të këtij viti. Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë