Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i gatshëm për t’u takuar me partitë opozitare.
Në “Rubikon”, ai tha se ka hapësirë për t’u ulur në tavolinë për të biseduar, duke i bërë ftesë që sonte partive opozitare për takim.
“Ftesën që sonte jam i gatshëm me u ulë me partitë që kemi qenë në Opozitë që të bisedojmë për marrëveshje politike jo për procedura ligjore e kushtetuese se janë të qartë me përjashtim të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Sigurisht në kanal zyrtare do t’iu bëj ftesë me u ul dhe me bisedu që vendin me i dhënë institucione”, tha Hamza, transmeton Klankosova.tv
Tutje, Hamza shtoi se:”Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë kushdo që do ta krijojë qeverinë”.
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë