Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas mbledhjes maratonike me kryesinë e partisë ka dal para mediave, duke mbajtur konferencë.
Abdixhiku ka thënë se nuk do të ketë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se nuk hyjnë në asnjë koalicion pa postin e kryeministrit.
Ndër të tjera, Abdixhiku ka folur edhe për një qeveri të krijuar nga opozita, duke thënë se nuk janë në pozicion të japin asnjë ofertë, dhe se tashmë i takon vetëm të parit, në këtë rast VV-së, dhe se të njëjtit kanë thënë se janë në gjendja ta bëjnë një gjë të tillë.
“Ne nuk jemi në pozicion të i japim asnjë ofertë, sepse nuk dua të nisim çështje diskutimesh e pazaresh, sepse jemi të pozicionuar në opozitë sepse ky ka qenë verdikti i qytetarëve tonë, po e përsërisë edhe njëherë i takon të parit dhe vetëm të parit që të nis afatet kushtetuese dhe të formojë qeverisë”.
“Aq sa kam parë deri tash dhe aq sa kemi dëgjuar, i pari thotë që mund ta bëjë një gjë të tillë, i kërkojmë që t’i nis sa ma parë këto afate kushtetuese dhe brenda këtyre afateve të prezantojë një shumicë para Kuvendit të Kosovës. Ajo çfarë nuk duhet të ndodhë në Republikën e Kosovës është që të ketë prolongim të caktimit të kryetarit të Kuvendit dhe konstituimi të Kuvendit të Kosovës” – ka thënë Abdixhiku.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...